Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka goditur sërish në merkato, duke sjellë kësaj rradhe një sulmues brazilian.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Rikardo Verza de Souza, i cili te skuadra gjilanase vjen nga rradhët e Goiás FC, skuadër kjo që garon në divizionin e dytë të futbollit brazilian.
Rikardo Verza kështu bëhet braziliani i dytë që do të luaj te Drita pas Edenilson Bergonsi, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës kosovare.
Rikujtojmë Drita sezonin e ri e nisi me trofe, duke fituar Superkupën e Kosovës, pas fitores 2:1 ndaj Prishtinës.