Çdo ditë e më shumë po merr vlerë shprehja se futbolli është kthyer në një biznes, ku si qëllim kryesor nuk është më argëtimi i tifozëve, por përfitimet financiare të federatave të ndryshme dhe drejtuesve të klubeve.
Reklama që i bëhet futbollit nisi si fillim në Itali, ku të drejtën për organizimin e finales së Superkupës e gëzonte Kina, Katari e vende të tjera të Azisë, ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Pak ditë më parë, edhe Federata Spanjolle vendosi që takimi mes Seviljas dhe Barcelonës të luhej në Katar por sikur të mos mjaftonte ajo finale, drejtuesit e federatës kanë marrë një tjetër vendim.
Disa ndeshje të kampionatit spanjoll, do të luhet në SHBA dhe kjo bëhet për shkak të marketingut, duket qenë se nga e drejta televizive për të transmetuar ndeshjet atje, përfitohen shuma të mëdha monetare.
Ndeshjet e para në kontinentin amerikan, mund të luhen që këtë sezon dhe nuk përjashtohet mundësia, që në Spanjë të luhet vetëm njëra “El Classico”, ndërsa për tjetrën priten oferta nga Amerika në mënyrë që të luhet atje. (Vipsport.al)