Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, është bërë me skuadër të re, mirëpo duke vazhduar të jetë në pronësi të skuadrës gjermane të Shalke 04. Avdijaj në sezonin e ri futbollistik do të luaj në formë huazimi te skuadra holandeze e Uilem II.
Për Donis Avdijaj kampionati elitar holandez nuk është i panjohur, pasi edhe sezonin e kaluar luajti në të njëjtin, duke mbrojtur ngjyrat e Roda-s.
Ai me këta të fundit luajti në 11 ndeshje, duke realizuar 3 gola.
Është kjo hera e tretë që Shalke huazon talentin shqiptarë, kartoni i të cilit vlerësohet në 49 mln euro.
Për herë të parë Donis Avdijaj ishte huazuar te austriakët e Shturm Grac, pastaj te Roda, dhe tashmë te Uilem II, skuadër kjo që ka si objektiv vendet që sigurojnë Europën.