Karim Benzema me golin e shënuar ndaj Atletiko Madridit, ka arritur që të shkruaj emrin e tij në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur me Realin e Madridit, shkruan “infOSport.mk”.
30-vjeçari shënoi golin e barazimit 1:1 mbrëmë ndaj Atl.Madridit, mirëpo në fund “madrilenët” pësuan diafatë me rezultatin 2:4, duke humbur trofeun e Superkupës së Europës.
Goli i Benzemas ishte i pari në kuadër të Superkupës së Europës. Me golin e shënuar në rrjetën e Jan Oblak, sulmuesi francez ka arritur që të shënojë në të gjitha kompeticionet, ku ka luajtur me “mbretërit”, La Liga, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe tashmë edhe në Superkupën e Europës.
Nga ardhja e tij në “Santiago Bernabeu” gjatë vitit 2009, Karim Benzema ka zhvilluar 414 ndeshje, duke realizuar edhe 193 gola në të gjitha turnetë.