Skuadra e Salzburgut kualifikohet për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Shkëndijën me rezultat të përgjithshëm 4:0 nga të dyja duelet e zhvilluara në kuadër të turit të tretë elimianatorë të këtij kompeticioni.
Pas ndeshjes së kthimit të zhvilluar në Shkup, trajneri i Salzburgut Marko Rose, është shprehur i kënaqur me kualifikimin e skuadrës së tij në fazën tjetër, ndërsa ka vlerësuar me nota pozitive edhe ekipin shqiptarë.
“Shkëndija në përgjithësi është një skuadër kualitative. Nëse mund të veçoja dikë nga kjo skuadër ai është Besart Ibraimi, ai është mbi të gjithë. Ndeshja e sotme ishte e vështirë, ne me meritë vazhduam më tej, ndërsa Shkëndijës i dëshirojë më të mirën në Liga Europa”, është shprehur në konferencën për shtyp trajneri i Salzburgut, Marko Rose.