Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka demoluar me rezultatin 8:0 ekipin e përbërë prej futbollistëve deri në moshën 23-vjeçare të “biankonerëve”. Vetëm disa ditë pasi kishte shënuar golin debutues në atë fitore 5:0 ndaj skuadrës së të rinjëve të Juves, Ronaldo sërish kishte shënuar golin e parë për 1:0. Portugezi doli i vetmuar para portierit dhe nuk gaboi, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Leonardo Bonuçi, Paulo Dybala, Miralem Pjaniç, Zhoao Kanselo, Federiko Bernardeski, Mario Manxhukiç dhe Bles Matuidi.
Golin më të bukur e realizoi Bernardeski, kur shënoi për 6:0.
🙌 CRISTIANO! ⚽️
👀 Guarda la partita in HD oggi pomeriggio, da dove vuoi, solo su @JuventusTV ➡️ https://t.co/0CLumQbRbU#SempreConTe pic.twitter.com/6lozUvQ3SI
— JuventusFC (@juventusfc) August 15, 2018
Tre ditë para startit të “Serie A” dhe ndeshjes me Kievon, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Allegri provoi disa varinate taktike ndaj skkuadrës së dytë të Juves, që nga ky edicion do të luaj në “Serie C”.
Juve e nisi ndeshjen me skemën 4-2-3-1, me Shçesnin në portë, Andrea Barzaljain, Leonardo Bonuçin, Daniele Ruganin dhe Aleks Sandron në mbrojtje. Sami Khedira dhe Pjaniç u paraqitën në mesfushë si më të tërhequr pas Huan Kuadrados, Dybalas dhe Daglas Kostas, teksa më i avansuar në sulm ishte Kristiano Ronaldo.
Gjatë pjesës së dytë Allegri zëvendësoi të gjitha futbollistët, ndërsa bashkë me ta edhe skemën, që tashmë e shndërroi në 4-3-1-2.
👍 Amichevole in famiglia con l'#Under23, per prepararsi all'@ACChievoVerona.
➡️ https://t.co/6OEofD8N53 #ForzaJuve pic.twitter.com/gyXC1I17OG
— JuventusFC (@juventusfc) August 15, 2018
Matia Perin ishte në portë, teksa Kanselo, Medi Benatia, Xhorxhio Kielini dhe Beruato në mbrojtje. Klaudio Markizio, Emre Xhan dhe Matuidi vepronin në mesfushë, Rodrigo Bentakur luante rolin e “plejmejkerit”, teksa Maxhukiç dhe Bernardeski udhëhiqnin sulmin e Juves.
Një përshtypje të mirë në këtë ndeshje la paraqitja e dyshes Kristiano – Dybala që kuptoheshin shumë mirë në fushë, ndërsa për këtë më së shumti ka kontribuar pa dyshim edhe afërsia që kanë gjatë stërvitjeve me ekipin.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” asistoi në golin e tretë të shënuar nga ana e argjentinasit, ndërsa besohet se kjo dyshe do të jetë pjesë e formacionit titullarë në ndeshjen e së shtunës kundër Kievos në Veronë.