Trajneri i ri i Realit të Madridit, Julen Lopetegi pas ndeshjes ndaj Milanit në kuadër të trofeut “Santiago Bernabeu” tha se porta e ekipit nuk është një problem për të pasi ai ka dy portierë madhështor për të vendosur për gardianin e ekipit.
Sonte kur ekipi i tij luan ndeshjen e parë zyrtare, Navas do të jetë startues i padiskutueshëm, ndërsa portieri belg i ardhur nga rradhët e Çelzit, Tibo Kurtua nuk do të jetë madje as pjesë e bankinës rezervë.
Kjo për shkak se portieri belg nuk është regjistruar në listën e lojtarëve që do të luajnë ndaj ish klubit të tij, Atletiko Madridir. Në anën tjetër, “jorganxhinjët” kanë regjistruar me kohë dy futbollistët e tyre të rinj, Kaliniç dhe Arias, dhe që të dy shpresojnë të marrin besimin e trajnerit Diego Simeone.
Debutimi i Kurtua në portën e Realit mund të vijë të dielën e ardhshme në kuadër të xhiros së parë të LA Ligas kundër Gertafes.