Një ndër sulmuesit më premtues shqiptarë, Erdon Daci gjatë kësaj jave pritet të fillojë procedurat për pajisje me pasaportë shqiptare, e që autoamtikisht hap rrugën e tij për të veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Shkupjani i cili javë më parë iu bashkua skuadrës turke së Eskishehirspor në formë huazimi nga rradhët e Konjaspor shihet si e ardhmja e kombëtares “kuqezi”, ndërsa është vetë seleksionuesi i U21, Alban Bushi që këmbëngul për këtë talent për t’iu bashkuar skuadrës së tij.
Është ky një lajm shumë pozitiv për vetë Erdon Dacin dhe karrierën e tij, që me siguri se do të ndikonte pozitivisht një ftesë në kombëtare.
“infOSport.mk” gjithashtu ditë më parë ju njoftoi se pranë kombëtares “kuqezi” janë edhe emrat e futbollistëve të rinj shqiptarë nga Maqedonia, si Besir Ramadani (FC Shkupi), Omar Imeri (Shkëndija), Arbin Zejnullahu (Shkëndija) si dhe Valon Hamdiu (Vintertur).
Është ky një gjest i mirë i drejtuesve të Federatës shqiptare të Futbollit që tashmë gjithë vëmendjen si duket ka kthyer ka futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, pasi pjesa më e madhe e futbollistëve kosovar tani po zgjedhin për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.