Besir Ramadani nga FC Shkupit dhe dy futbollistët e Shkëndijës së Tetovës Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas burimeve të “Infosport.mk”, të tre futbollistët shqiptarë nga Maqedonia planifikohen të ftohen nga seleksionuesi i Kombëtares U21, Alban Bushi.
Lista me të ftuarit edhe zyrtarisht do të bëhet publike ditëve në vijim, ndërsa të njejtit pritet të jenë pjesë e Kombëtares “kuqezi” për ndeshjet e radhës kualifikuese për Europianin 2019 që do të zhvillohet në Itali.
Shqipëria U21 me 6 shtator do të luajë kundër Spanjës në transfertë, ndërsa katër ditë më vonë do ta pret përfaqësuesen iberike në tokën shqiptare./InfOSport.mk