Pas larigmit të Vedran Çorluka nga Kombëtarja e Kroacisë, një gjë të tillë ka paralajmëruar edhe Mario Manxhukiç. Është ky një vendim shumë më i papritur dhe më domethënës se e mbrojtësit Çorluka, pasi sulmuesi ishte titullar i paprekshëm dhe një nga lojtarët më në formë të ekipit, duke luajtur me rregullsi në Botërorin e fundit në Rusi.
Por në njoftimin e bërë publik nga Federata Kroate, shpjegohet se Manxhukiç ka marrë këtë vendim që t’u japë hapësirë më të rinjve, duke u larguar prej përfaqësueses në moshën 32-vjeçare pas 89 ndeshjeve e 33 golave me fanellën e saj.