Mesfushori i Seviljës, Stiven Nzonzi ka arritur në kryeqendrën italiane, aty ku do të ju nënshtrohet vizitave mjekësore para finalizimit të marrëveshjes me Romën.
Kampioni i Botës me Francën në Botërorin e fundit në Rusi do të vazhdojë karrierën te Roma, pasi klubi italian kishte arritur marrëveshje me Seviljën për një shumë prej 32 milion euro bashkë edhe me bonuse.
Nzonzi me Romën pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 3.5 milion euro, plus edhe bonuse.
🛬 Steven Nzonzi https://t.co/AaeJZ8TsU3
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 14, 2018