Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll, pasi mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Prishtinën me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra fituese e Kupës gjatë edicionit të kaluar, Prishtina ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë gjatë pjesës së parë, kur edhe avansoi me rezultatin 1:0 falë golit të shënuar nga Gautier Mankenda. Në këtë pjesë Drita dhe portieri i tyre, Bakaj ishin shumë me fat, pasi prishtinasit tre herë të plota qëlluan shtyllën, mirëpo duke mos gjetur edhe golin e dytë.
Kjo bëri që Drita në pjesën e dytë të shfrytëzoj rastet e saja, ku fillimisht me anë të Fidan Gërbeshit nga penaltia barazoi shifrat në 1:1, që më pas në minutën e 82-të, pas një pasimi të saktë dhe me kohë të Xhevdet Shabanit, Betim Haxhimusa të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Visar Bekajt, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës gjilanase.
Për Dritën është kjo hera e parë që fiton Superkupën e Kosovës.
Drita fiton Superkupën në stadiumin "Fadil Vokrri"
Drita e ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të parë në histori të klubit. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e rinovuar "Fadil Vokrri", gjilanasit triumfuan kundër Prishtinës 2:1.
Публикувахте от Sporti në KTV в Понеделник, 13 август 2018 г.