Alban Bushi vjen me ftesë edhe për një shqiptarë tjetër nga Maqedonia

Pasi futbollistët kosovar së fundmi haptaz po shprehin dëshirën që ti bashkohen përfaqësueses së Kosovës në futboll, Kombëtarja e Shqipërisë gjithë vëmendjen tshmë ka kthyer ka futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, shkruan “infOSport.mk”. Federata shqiptare e futbollit nuk dëshiron të përsëris gabimin e mëparshëm si me Enis Bardhin, Visar Musliun, apo edhe Ezgjan Alioskin, ashtu që tani po u kushton shumë vëmendje futbollistëve nga vendi ynë.

Pasi ditë më parë informuam për treshen Besir Ramadani, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai që pritet ti bashkohen Kombëtares U21 të Shqipërisë, seleksionuesi i kësaj kombëtare i ka bërë një ftesë edhe futbollistit Valon Hamdiu me origjinë nga Maqedonia, e që aktualisht luan për ekipin U21 të Vinterturit.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, karriera e të cilit është zhvilluar vetëm në Zvicër, ku edhe e kishte nisur me grupmoshat e reja të Vill, aty ku edhe jeton bashkë me familje.

Siç mëson “infOSport.mk”, Bushi veçmë ka kontaktuar këtë super futbollistë, i cili me dëshirë ka pranuar ftesën për të veshur fanellën “kuq e zi”. Ndryshe përveç Vill, Hamdiu kishte luajtur edhe me Sent Gallenin, ndërsa nga kjo verë ai është transferuar te skuadra e Vinterur, ku shpreson që shumë shpejtë të depërtojë edhe me ekipin e parë.

Leave a Reply