Manuel Lokatelli në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Milanit. Mesfushori 20-vjeçar do të luaj në formë huazimi te Sassuolo, skuadër kjo e cila në fund të sezonit mund të blejë kartonin e talentit italian.
Locatelli ka qenë pjesë e Milanit si fëmijë, ndërsa debutimin për skuadrën e parë e ka bërë në vitin 2016.
Në 48 paraqitje për Milanin, ai ka shënuar vetëm dy gola.