Valon Berisha pa dyshim se është një ndër blerjet më të bujshme të Lacios gjatë merkatos së verës. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës skuadrës së njohur italiane iu bashkua nga rradhët e Salzburgut, duke qenë pjesë e rregullt e stërvitjeve, si dhe ndeshjeve kontrolluese, ku edhe kishte gjetur golin e parë.
Mirëpo kur pritej që këtë fundjavë të bënte debutimi i tij në një ndeshje zyrtare, me shumë gjasa një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Berisha ditë më parë ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë dhe i është nënshtruar vizitave të specializuara. Ai ka punuar në palestër ditët e fundit dhe me shumë mundësi, nuk do të jetë në listën e të grumbulluarve nga ana e trajnerit Simone Inzagi për ndeshjen e javës së parë të kampionatit me Napolin.