Të martën në Shkup luhet ndeshje e rëndësishme europiane e vlefshme për raundin e tretë të eliminatoreve të UEFA Champions League dhe meritat për këtë shkojnë në adresë të Shkëndijës së Tetovës. Skuadra kampione e Maqedonisë për të tretin vit me rradhë shënon ecuri të suksesshmë në Europë dhe pasi dy herë rresht luajtën në play-off të UEFA Europa League, tani gjenden në raudnin e tretë të Championës League dhe kanë të sigurtë nivelin e dy viteve paraprake edhe në rast eliminimi në këtë fazë.
E vetmja skuadër nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova që prek këtë vit raundin e tretë të Champions League është Shkëndija dhe ky sukses meriton mbështetje nga publiku. Në Shkup vjen gjigandi i Austrisë, Red Bull Salzburgu që vetëm disa muaj më parë panë veten në gjysmëfinale të UEFA Europa League, pasi paraprakisht eliminuan skuadra si Real Sociedad, Borusia Dortmund dhe Lacio. Tashmë ‘demat’ vijnë në Shkup me ‘fajin’ e Shkëndijës dhe këta të i dhurojnë të paktën edhe dy ndeshje europiane në Shkup.
Janë dy sepse edhe në rast eliminimi nga RB Salzburgu, Shkëndija do të vazhdojë në play off të UEFA Europa League ku me shumë gjasa do të ndeshet me Rosenborgun e Norvegjisë. Sukses për respekt nga Shkëndija, që krahas satisfaksionit të ecurisë pozitive dhuron mundësi të rralla për gjithë dashamirët e futbollit për të shijuar ndeshje europiane. Të martën është mundësia e rradhës, kur nga ora 20:15 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup është caktuar të luhet përballja Shkëndija-Red Bull Salzburg.