Futbollistët e Salzburgut kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare në arenën “Filipi i Dytë” në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shkëndijës, e vlefshme për turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=219119662090859&id=472303609551928
Salzburgu në Shkup ka udhëtuar pa disa futbollistë standard, ndërsa trajneri Marko Rose ka kërkuar angazhim maksimal nga ana e futbollistëve të tij pavarësisht fitores 3:0 nga ndeshja e parë në Salzburg.
Skuadra e Salzburgut është shumë afër kualifikimit në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, ku e pret fituesin nga përballja midis Crvena Zvezdës dhe Spartak Trnavës.
Ndeshja midis Shkëndijës dhe Salzburgut zhvillohet nesër mbrëma në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15.