Skuadra kampione e Maqedonisë gjatë ditës së nesërme në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kundër kampionëve austriak të Salzburgut. Në ndeshjen e parë në Salzburg, skuadta tetovare pësoi disfatë 0:3, rezultat ky që sipas trajnerit Osmani ishte jo real.
“Të tregojmë nesër se disfata 0:3 në Austri nuk ishte real. Shkëndija është e gatshme për të treguar më të mirën. Në atë ndeshje pranuam gola përmes gabimeve tona, ndërsa rastet që i krijuam nuk i realizuam. Këtë gjë duhet patjetër ta përmirësojmë në ndeshjen në Shkup. Nuk mendojmë për Rozenborgun dhe “play-off-in” në Liga Europa. I gjithë koncentrimi ynë është për këtë ndeshje. Nesër neve duhet të japim maksimumin, e më pas do të shohim se çfarë do të ndodh. Do të bëjmë çmos për të fituar” – tha Osmani.
Ndeshja Shkëndija – Salzburgu zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 20:15 në arenën “Filipi i Dytë”.