Në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë në prag të ndeshjes kundër Salzburugut, e vlefshme për turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, përveç trajnerit Qatip Osmani, nga tabori i Shkëndijës foli edhe qendërmbrojtësi Visar Musliu, njofton “infOSport.mk”.
Ai beson se skuadra ka punuar për ti evituar ato gabime nga ndeshja e parë, dhe se kësaj rradhe në Shkup do të kenë një qasje më ndryshe.
“I kemi analizuar hollë e mirë të gjitha gabimet nga ndeshja e parë, ku u pa se na mungonte ajo përvoja europiane. Shpresoj se në ndeshjen e nesërme do ti evitojmë ato gabime dhe do të tregojmë një metalitet kampioni. Besoj se kemi kualitet për të fituar. Sa i përkundër kundërshtarit nuk kemi se çfarë të flasim, ata edicionin e kaluar luajtën në gjysmëfinale të Liga Europa, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk mund ti masim forcat me ta, ata kanë dy këmbë, dhe neve kemi dy këmbë. Shpresojmë të paraqitemi në nivelin e duhur dhe të shënojmë një rezultat pozitiv” – tha Musliu.
Shkëndija në ndeshjen e parë në Salzburg kishte pësuar disfatë me reuzltatin 0:3, ashtu që vetëm çudira duhet ndodhur që “kuqezinjtë” nga Tetova të eliminojnë gjigandët austriak. Megjithatë lajm i mirë është se Shkëndija edhe përkundër eliminimit eventual, i vazhdon garat në arenën ndërkombëtare, kësaj rradhe duke luajtur në ndeshjet “play-off” të Liga Europa, ku për kundërshtarë me shumë gjasa do të kenë ekipin e Rosenborgut.
Mirëpo këto janë vetëm parashikime, pasi fillimisht do të duhet të presim epilogun përfundimtarë nga takimi i nesërm midis Shkëndijës dhe Salzburgut, që do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15.