Ylli i Mançester Sitit, David Silva përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se i jep fund karrierës së tij si pjesë e Kombëtares së Spanjës.
Vetëm disa ditë më parë një gjë të tillë kishte bërë edhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike.
Silva pjesë e “Furisë së Kuqe” ishte për 12 sezone të plota, duke regjistruar 125 ndeshje dhe 35 gola, ndërsa ka koleksionuar dy tituj Kampion Europe nga viti 2008 dhe 2012 dhe një titull kampion Bote nga viti 2010.
Në bazë të statistikave ai është futbollisti i 6-të me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares spanjolle dhe i katërti në renditje sa u përket golave të shënuar me fanellën e “Furisë së Kuqe”.