Cuculi prezantohet te Kukësi, bashkë me të edhe një futbollisti i Juves, Toure

Ardian Cuculi është prezantuar te skuadra e Kukësit, me të cilën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi kërçovarë te skuadra nënkampione e Shqipërisë është prezantuar nga presidenti i skuadrës Safet Gjici, ndërsa bashkë me të ky i fundit prezantoi edhe 19-vjeçarin Oumar Toure, i cili vjen në huazim nga skuadra kampione e Italisë, Juventusi.

Cuculi kështu rikthehet sërish në Superligën shqiptare, aty ku kishte luajtur gjatë sezonit 2014/2015 me Partizanin e Tiranës. Së fundmi ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër fitoi titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë, mirëpo pasi nuk arritin marrëveshje për vazhdimin e kontratës, ai mbeti një futbollist i lirë.

Edhe përkundër ofertave të shumta që kishte, përfshirë këtu edhe Superligën shqiptare dhe skuadrat si Flamurtari e Partizani, Cuculi vendosi për Kukësin, skuadër kjo që shihet si një ndër favoritët kryesor për titullin e kampionit në Shqipëri.

Sa i përket përforcimit të dytë, Oumar Toure, ai ka luajtur me moshat e Juventusit, ndërsa së fundmi ishte huazuar tek austriakët e ËSG Ëattens.

Toure është nga Guinea, luan në pozicionin e mesfushorit shkatërrues, por mund të luajë edhe më përpara në mesfushë.

Leave a Reply