Barcelona ka vendosur rekord, duke fituar trofeun e 13-të në kuadër të Superkupës së Spanjës, pasi sonte mundi Seviljën me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në Maroko, në stadiumin “Ibn Batuta” në Tanzher, hera e parë kjo që Superkupa e Spanjës të zhvillohet jashtë vendit.
GOLAT MUND TI NDIQNI KËTU
Andaluzianët avansuan të parët në këtë ndeshje me golin e Pablo Sarabia në minutën e 10-të, mirëpo “katalunasit” arritën të bëjnë kthesë në rezultat, dhe me golat e Zherard Pike në minutën e 42-të dhe të Usmana Dembele në të 79-tën avansuan me rezultatin 2:1.
Goli i francezit ishte pa dyshim më i bukuri, kur me një goditje të fuqishme diagonale nga traverza topi përfundoi në rrjetën e Seviljës.
Kontribut të madh për fitimin e trofeut të parë të sezonit dha edhe portieri, Ter Shtegen, i cili në minutën e fundit të takimit priti penaltinë e Ben Jeder, duke i mohuar skuadrës nga “Ramon Sançez Pizhuan” kohën e vazhdimeve