Agron Rufati refuzon Shqipërinë për Maqedoninë!

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, Agron Rufati, i lindur në Zagreb të Kroacisë,  ka refuzuar ftesën e Alban Bushit për të veshur fanellën e përfaqësueses shpresa të Shqipërisë.

Rufati ka rënë në dy të përzgjedhësve nga Shpresat e Shqipërisë dhe ka qenë vetë seleksionuesi i U21, Alban Bushi ai i cili ka kërkuar me ngulm shërbimet e qendërmbrojtësit, por ky i fundit ka refuzuar duke preferuar të qëndrojë te Maqedonia, aty ku është pjesë e 19-vjeçarëve, shkruan “VipSport.al”.

Në fakt, është babi i futbollistit, ai i cili kërkon me ngulm që djali i tij të përfaqësojë Maqedoninë, duke u bërë kështu pengesë në vendimin e djalit të tij.

Vetë Bushi e ka takuar madje vazhdon ta takojë lojtarin, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sikur të mos mjaftonte Bushi, edhe Erald Çinari ka hyrë në lojë, për të bindur Rufatin që të kalojë te Shqipëria por po haset në kokëfortësi nga ana e tyre.

Çinari dhe Rufati janë të dy pjesë e Istras në kampionatin kroat, ndërsa që të dy iu bashkuan kësaj skuadre gjatë kësaj merkatoje vere. Çinari ndryshe është pjesë e skuadrës spanjolle të Alaves, por që luan në formë huazimi te Istra, njëjtë sikurse edhe Rufati, i cili vitin e parë do ta kalojë te skuadra kroate, që më pas ti bashkëngjitet skuadrës spanjolle.

Leave a Reply