Sileksi dhe Shkupi ndajnë pikët në Kratovë

Sileksi dhe FC Shkupi kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Nga një gol në secilën pjesë dhe në të njëjtën mënyrë, nga pika e bardhë realizuan dy skuadrat ish kampione të Maqedonisë, që në fund arkëtuan nga një pikë.

Sileksi avansoi në minutën e 35-të përmes një penaltie të dyshimtë, të cilën në gol e shndërroi kamerunasi, Parfait.

Gjatë pjesës së dytë FC Shkupi u kundërpërgjigjë në të njëjtën mënyrë, ku në rolin e ekzekutuesit ishte Bazhe Ilijoski, i cili nuk gaboi dhe në minutënbe 70-të barazoi shifrat në 1:1.

Vlen të theksohet se skuadra nga Çairi në këtë ndeshje nga minuta e 59-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas dy kartonëve të verdhë të Ermedin Adem.

Leave a Reply