Një penalti e dyshimtë e akorduar nga ana e arbitrit kryesor, Dimitar Meçkarovski ka bërë që Sileksi pjesën e parë ndaj FC Shkupit ta mbyll me epërsi minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Dodev ishte në aksion, ndërsa pas një dyluftimi me Amir Bilalin, edhe pse ky i fundit nuk e pengoi fare futbollistin vendas, Meçkarovski tregoi në pikën e bardhë.
Penaltia e dyshimtë e akorduar në favor të Sileksit
Penaltia e dyshimtë e akorduar në favor të Sileksit
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 12 август 2018 г.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 35-të, ndërsa përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri kamerunasi Esenzh Parfait, i cili ishte i saktë dhe kaloi në epërsi Sileksin.
Sileksi avanson ndaj FC Shkupit permes penaltisë
Sileksi avanson ndaj FC Shkupit permes penaltisëSILEKSI – FC SHKUPI 1:0
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 12 август 2018 г.
Me epërsi minimale pjesën e parë e mbylli edhe Akademia Pandev përballë Makedonija Gjorçe Petrovit, falë goli të shënuar në minutën e 43-të nga ana e Gjorgji Stoilov, teksa pjesa e parë midis Pobedës dhe Bellasicës nuk dhuroi gola.