Admir Mehmedi edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm në 30 minutëshin e fundit të takimit miqësor kundër Napolit të Elseid Hysajt, ai doli të jetë protagonist kryesor i këtij takimi, duke shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Volfsburgut të tij, njofton “infOSport.mk”.
Mehmedi në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të në vend të Brekalo-s, ndërsa golin e tij të parë e shënoi në minutën e 71-të kur shënoi për 2:1. Nuk vonoi shumë dhe vetëm 3 minuta më pas Mehmedi realizoi edhe golin e tretë, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Volfsburgu 3, Napoli 1.
Pjesë e kësaj fitore të skuadrës gjermane ishte edhe Rrexhbeqaj, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të, në vend të Arnold, teksa në anën tjetër Elseid Hysaj e nisi ndeshjen si titullarë, për tu zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë nga ana e transferimit të fundit të “napolitanëve”, Malkuit.
Ndryshe golin e vetëm për Napolin në këtë përballje e zhvilloi sulmuesi polak Milik, teksa golin e parë për Volfsburgun e kishte realizuar Arnold.