Genç Kalemler e gatshme pret debutimin në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Gostivari sot në provën gjenerale ndaj Vëllazërimit të zhvilluar në Gostivar, mundi minimalisht 1:0 ekipin e Vëllazërimit nga Kërçova, një skuadër tjetër wë gjithashtu do të garojë në Konferencën e Perëndimit.
Në një ndeshje ku të dy trajnerët patën mundësinë të shohin formën momentale të futbollistëve të tyre dhe të përzgjedhin më të mirën që kanë, golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Emir Aliu në minutën e 65-të.
Genç Kalemler sezonin e ri në Ligën e Dytë, që starton me 12 gusht do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Teteksit, teksa Vëllazërimi në transfertë përballë Labunishtës.
Genç Kalemler dhe Vëllazërimi mes vete do të përballen në kuadër të javës së 7-të në Gostivar me 29 shtator.