Andre Silva sezonin e ri do të luaj në Spanjë te skuadra e Seviljës. Ai te skuadra andaluziane do të luaj në formë huazimi dhe do të përfitojë 5 milion euro, ndërsa në marrëveshjen mes klubeve ekziston një opcion që në fund të sezonit Sevilja të blejë kartonin e tij për shumën e 30 milion eurove.
👋 Hey there, André Silva ⚪🔴#silvamos
Публикувахте от Sevilla FC в Събота, 11 август 2018 г.
Aktualisht, sulmuesi portugez po kalon vizitat mjekësore te skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan”, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes një deklaratë, të cilin mund ta lexoni më poshtë:
Deklarata e klubit andaluzian:
“Sevilja FC dhe AC Milan kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Andre silva, me mundësi për të blerë në fund të sezonit.
“Në moshën 22-vjeçare, Andre Silva është një prej sulmuesve më premtues në futbollin evropian, dhe këtë gjë e tregoi me Porton në sezonin 16/17, kur ai shënoi 16 gola në 32 ndeshje të ligës.
“Ai do të shënonte 24 gola në 58 ndeshje për klubin portugez, duke e bërë atë një anëtar kyç të skuadrës.
“Për Milanin, pavarësisht se nuk i është ofruar vazhdimësia që dëshiron, Silva ende ka arritur 10 gola në 40 paraqitje (me vetëm 18 ndeshje si titullar).
“André Silva bëhet nënshkrimi i 7 i klubit për merkaton e 18/19.”
🤙
Публикувахте от Sevilla FC в Събота, 11 август 2018 г.