Tre shkupjanët shkëlqejnë në fitoren e Gostivarit ndaj Goblenit

Gostivari ka shënuar fitore 4:1 në miqësoren e fundit ndaj Goblenit, që njëherit ishte edhe si prova gjenerale për trajnerin Mensur Jakupi, para startit të sezonit të ri në Ligën e Dytë – Perëndim, që starton me 18 gusht, njofton “infOSport.mk”.

Drejt fitores Gostivarin në këtë ndeshje e udhëhoqi treshja shkupjane, Florent  Osmani, Fatih Ismaili dhe Fatmir Arifi, që shënuan nga një gol.

Ndryshe i pari që shënoi në këtë ndeshje ishte mbrojtësi Antonio Ilieski, një futbollist ky i ardhur nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra kumanovare barazoi shifrat në 1:1 falë një goli të shënuar nga pika e bardhë, ndërsa nga e njëjta mënyrë Florent Osmani shënoi golin e dytë për Gostivarin, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë te Gostivari në skenë doli dyshja Fatih Ismaili dhe Fatmir Arifi, të cilët shënuan edhe nga një gol tjetër për rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Gostivari 4, Gobleni 1.

Rikujtojmë që të dyja këto skuadra sezonin e ri do të garojnë në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa ndeshjen e tyre të parë zyrtare do ta zhvillojnë në kuadër të javës së katërt, me 8 shtator po në Gostivar.

Leave a Reply