Legjendra braziliane e futbollit, Rivaldo, beson se bashkëpatrioti i tij, Nejmar, herët apo vonë do ti bashkohet Realit të Madridit. Edhe Rivaldo, edhe Nejmar janë ish futbollistë të Barcelonës. Nejmar ka një vit që është pjesë e Paris Sen Zhermenit, kur për shumën rekord prej 222 milion euro u transferua drejt Parisit nga rradhët e skuadrës “katalunase”.
“Për momentin ju besoj fjalëve të tij se do të mbetet te Paris Sen Zhermeni, mirëpo nga ajo që di rreth kësaj teme dhe nga komentet që dëgjoj, besoj se herët apo vonë ai do të shkoj të Reali i Madridit” – ka thënë Rivaldo, i cituar nga “football-espana.com”.
“Si duket Nejmar do të mbetet në Francë edhe ndonjë vit, mirëpo në këto lloj afate kalimtare të çmendura, askush nuk e din se çfarë do të ndodh prej sot deri nesër, gjithçka është e mundur” – kishte shtuar Rivaldo.