Pse Stavrev nuk akordoi penalti? (VIDEO)

Fundi i takimit derbi midis Shkëndijës dhe Vardarit solli shumë tension, edhe pse e tillë ishte thuajse edhe për gjatë 90-të minutave, ku më së miri dëshmojnë edhe 14  kartonët e verdhë, për të cilët në rend të parë kontribuoi arbitri kryesor, Aleksandar Stavrev, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ky i fundit kishte guximin që të nxirrte kartonin e verdhë thuajse pas çdo kontakti të futbollistëve në fushë, madje ti tregojë dy kartonë të verdhë kapitenit Armend Alimi, ai megjithatë nuk u tregua i guximshëm që të akordoj në pikën e bardhë në minutat shtesë të takimit.

Edhe pse të gjithë ishin dëshmitarë se mbrojtësi Evgenij Novak luajti me dorë brenda 16-të metërshit të tij, gjë kjo që shihet qartë edhe në video materialin e postuar nga ana jonë, një gjë të tillë nuk kishte vërejtur edhe Aleksandar Stavrev, i cili edhe pse gjithçka kishte nën kontroll, nuk vendosi që të tregojë në pikën e bardhë!!!

Mbyllet me barazim ndeshja ne Tetove midis Shkendijes dhe Vardarit

SHKENDIJA – VARDARI 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Leave a Reply