Milani po përgatitet që të largojë disa nga futbolllistët e saj, që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Xhenaro Gatuzo. Përpbërja e grupit aktual është e madhe dhe jo të gjithë futbollistët do të kenë mundësinë që të luajnë në sezonin e ri, ndaj Leonardo dhe Maldini kanë nisur punën e tyre për të sistemuar disa nga futbollistët, të cilët edhe ashtu sezoneve të kaluara nuk kanë pasur hapësirë të mëdha te “kuqezinjtë”.
I pari është ish-kapiteni Rikardo Montolivo, që nuk ka më hapësirat e dikrushme dhe së bashku me Bertolaçin dhe Zapatan, do të lënë skuadrën gjatë kësaj jave.
Që të tre këta futbollistë nuk janë grumbulluar për miqësoren ndaj Real Madridit në kuadër të trofeut “Santiago Bernabeu”, ndaj ata do të largohen nga Milani gjatë javës së ardhshme, e fundit e merkatos së verës.