Vetëm një sezon i ka mjaftuar Enis Bardhit për të rrëmbyer zemrat e tifozëve dhe drejtuesve të Levantes, të cilët janë të gatshëm për ti ofruar shkupjanit një kontratë të majme, e cila do e mbante edhe për shumë vite atë te skuadra nga Valencia.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, drejtuesit e Levantes do i ofrojnë Bardhit një kontratë me shifra shumë më të larta se ajo aktuale, mirëpo njëkohësisht dëshira e tyre është që të risin e klauzolën për blerjen e kartonit të tij. Aktualisht në marrëveshjen mes Bardhit dhe Levantes ekziston një klauzolë, sipas së cilës shkupjani mund të lihet i lirë për shumën e 25 milion eurove, ndërsa dëshira e drejtuesve të skuadrës nga “Siudad de Valencia” është që të njëjtën ta ngrisin në 50 milion euro.
Mbetet të shihet nëse palët do të ulen në tavolinë dhe do të pajtohen me kushtet e reja të ofruara. 23-vjeçari Bardhi me Levanten ka një kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2020, ndërsa me siguri se me një kontratë të re, ai do të vazhdonte të njëjtën edhe për disa vite.
Bardhi që në sezonin e tij të parë në La Liga shpërtheu, duke shënuar 9 gola, pjesën më të madhe nga gjuajtjet e lira, specialitet i tij i preferuar, ku vlen të theksohen ato dy gola ndaj aktualisht portierit më të paguar në Botë, Kepa Arizabalaga, i cili ditë më parë braktisi Atletik Bilbaon dhe iu bashkua Çelzit.
Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletik Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!
Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletol Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 април 2018 г.