Skuadra e Interit mundi Atletiko Madridin me rezultatin minimal 1:О në ndeshjen e fundit të turneut ndërkombëtarë “International Champions Cup. Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” ishte Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas shënoi një super gol në portën e Jan Oblak në minutën e 31-të.
Skuadra e trajnerit Luçiano Spalleti pas kësaj fitore sheh me optimizëm për startin e sezonit të ri në “Serie A”, teksa Atletiko Madridin e pret përballja e Superkupës së Europës kundër Realit të Madridit. Ndeshja në fjalë në program është të mërkurën në Talin të Estonisë.