Shkëndija dhe Vardari gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija shihet si favorit në këtë përballje, ndërsa duke u nisur nga fakti se trajneri Osmani nuk ka probleme me futbollistë të lënduar, pritet që në fushë të zbresë me formacionin më të mirë.
Kështu në portë do të jetë i pazëevndësueshmi, Kostadin Zahov, ndërsa para tij në qendër të mbrojtjes pritet të luaj dyshja Musliu-Adili. Në krahë në mbrojtje me shumë gjasa do të luajnë Egzon Bejtullai dhe Gledi Mici, ndërsa në qendër të mesfushës përveç kapitenit Armend Alimi do të luajë edhe Enur Totre.
Më i avansuar do të luaj Besart Ibraimi, i cili njëherit pritet të jetë edhe rreziku më i madh për portën e Vardarit, ndërsa pas tij pritet të veprojë treshja, Zhunior, Nafiu dhe Selmani.
Ndeshja Shkëndija – Vardari starton në ora 17:00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Stavrev.