Barsegian shënon, Ibraimi humb penalti, pasqyra e pjesës së parë në Tetovë (VIDEO)

Është mbyllur me epërsi minimale 0:1 të skuadrës shkupjane pjesa e parë e ndeshjes midis Shkëndijës dhe Vardarit, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Vardari vetëm pas 5 minutave lojë kaloi në epërsi në ndeshjen derbi të javës së parë të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor kundër Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane avansoi me golin e shënuar nga ana e Tigran Barsegian, i cili shënoi nëj super gol me një goditje nga distanca.

Vardari avanson ndaj Shkëndijës

Vardari avanson ndaj ShkëndijësSHKËNDIJA – VARDARI 0:1(T. Barsegian 5')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Ishte kjo goditja  e vetme deri në ato momente që përfundoi pas shpinës së portierit Zahov, ndërsa në anën tjetër Shkëndija pati një super rast përmes Besart Ibraimit, mirëpo bomberi kërçovarë në minutën e 14-të nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë, të cilën e kishte përfiuar Izair Emini.

Besart Ibraimi humb penalti

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Ibraimi qëlloi vetëm traverzën, ndërsa në vazhdim të aksionit Valmir Nafiu goditi vetëm mbi portë.

I njëjti futbollist u kanos edhe njëherë tjetër, mirëpo sërish duke goditur vetëm mbi portë, ndërsa rastin më të mirë për të barazuar e kishte Visar Musliu, goditja e të cilit me kokë përfundoi jashtë kuadratit të portës së Gaçevskit.

Leave a Reply