Ezgjan Alioski në ndeshjen e tij të dytë të sezonit të ri në Çempionship, ka arritur që të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Lids Junajtedit, skuadër kjo e cila në transfertë mundi Derbi Sitin me rezultatin 1:4, njofton “infOSport.mk”.
Alioski shënoi golin e katërt dhe të fundit të takimit në minutën e 64-të, kur me kokë arriti që të mposht portierin vendas Karson, ndërsa gjithashtu luajti rolin e asistuesit në shënimin e goli të dytë nga ana e Rufe në minutën e 21-të. Po i njëjti futbollistë në minutën e 60-të shënoi edhe golin e tretë, teksa golin e parë për Lids Junajtedin në këtë ndeshje e realizoi Klih që në minutën e 5-të.
Në anën tjeër golin e vetëm për ekipin e trajnerit Frank Lampard e realizoi Laurens në minutën e 12-të.
Ishte kjo fitorja e dytë për Lids Junajtedin, pas asaj ndaj Stouk Sitit (3:1) në xhiron e parë, duke u ndalur në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Midëlzbrou që ka 7 pikë dhe një ndeshje më shumë.
ALIOSKI GOAL: Derby County 1, Leeds United 4 (Alioski 63) #lufc #mot pic.twitter.com/IzHRzlx29n
— Marching On Together (@motforum) August 11, 2018