Suad Sahiti e bënë sefte me Larisan, i shënon Arisit të Bashës

Suad Sahiti ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e AEL Larisa-s, duke shënuar në miqësoren ndaj Arisit të Migjen Bashës, njofton “infOSport.mk”.

Në një stadium të tejmbushur duke llogaritur se ishin të pranishëm 15 mijë tifozë për një miqësore, si Sahiti, ashtu edhe Basha ishin titullarë me skuadrat përkatëse. Aris kaloi në avantazh në fillim me anë të Nazidis në fundin e pjesës së parë, kur numri 9-të i vendasve ishte i saktë nga penaltia, teksa Suad Sahiti barazoi shifrat

në minutën e 59 të ndeshjes, kur  shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtjes kundërshtare për të dërguar topin në rrjetë dhe për të siguruar këtë barazim të AEL Larisa.

Suad Sahiti u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërsa Basha luajti për gjatë 90 minutave me ekipin e Aris, tifozët e së cilës skuadër kishin krijuar një atmosferë impozante, edhe përkundër faktit se bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.

Leave a Reply