Marseja godet fuqishëm që në start (VIDEO)

Përveç Premierligës, sonte startin e saj kishte edhe elita e futbollit francez, “Ligue 1”, ndërsa nderin për të hapur siparin kishin Olimpiku i Marsejës dhe ekipi i Tuluz, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Velodrome” para tribunave të mbushura, Marseja shënoi fitore 4:0, duke paralajmëruar Paris Sen Zhermenin dhe duke i bërë me dije se edhe këtë edicion do të jenë konkurrentët e tyre kryesor për titullin e kampionit.

Dimitri Paje kishte fjalën kryesore në këtë ndeshje, kur fillimisht në minutën e 45-të nga pika e bardhë dhe më pas ka mesi i pjesës së dytë, shënoi dy gola në rrjetën e mysafirëve për rezultat 2:0.

Goli i dytë i shënuar nga ana e reprezentuesit francez, i cili vetëm për shkak të një lëndimi nuk morri pjesë në Botërorin e Rusisë, çorientoi mysafirët, të cilët deri në fund pranuan edhe dy gola të tjerë, që ishin pjesë e Valer Zhermen (89’) dhe Florian Toven (90’).

Leave a Reply