Galatasaraji e nis me stil kampioni sezonin e ri në Turqi (VIDEO)

Galatasaraji e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”. Kampionët aktual në ndeshjen hapëse të sezonit 2018/2019 mundën ekipin e Ankaraguçu në transfertë me rezultatin 3:1.

Trajneri Fatih Terim këtë ndeshje e nisi pa dy futbollistët e saj më të mirë sezonin e kaluar, Bafetimbi Gomiz dhe Sofian Feguli, me këtë të fundit që në lojë u inkuadrua vetëm në 6 minutat e fundit të takimit.

Vërtetë një vendim i papritur nga ana e trajnerit Terim, i cili megjithatë në fund doli që të marrë tre pikët e plota me skuadrën e tij, që në këtë mënyrë paralajmëron se edhe këtë vit do të jetë ndër pretendentët kryesor për titullin kampion.

Ndeshja nuk nisi mirë për kampionët në fuqi, pasi Ankaraguçu avansoi vetëm pas 7 minutave lojë me golin e shënuar nga El Kabir. Barazimin Galatasarajit i’a solli mbrojtësi Serdar Aziz në minutën e 21-të, ndërsa pas gjysmë ore lojë një autogol i Bakari Kone bëri që skuadra e Fatih Terim për herë të parë të avansojë në këtë ndeshje, transmeton “infOSport.mk”.

Ky rezultat ishte valid deri në fund të takimit, kur në skenë doli sulmuesi zvicerna, Eren Derdijok, i cili në minutën e 92-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Ankaraguçu 1, Galatasaraji 3.

Edicionin e kaluar Galatasaraji e kishte nisur me fitoren 4:1 ndaj Kajserispor si vendas.

Leave a Reply