Mateo Kovaçiçit iu plotësua dëshira pëër tu larguar nga Reali i Madridit. Kroati sezonin e ri në formë huazimi do të luaj te Çelzi.
Ky transferim nuk ka të bëjë me atë të Tibo Kurtoa në drejtim të kundërt, i cili edhe zyrtarisht do të mbroj portën e “mbretërve”, ndërsa sa i përket Kovaçiç, ai edhe më tej do të mbetet në pronësi të Realit të Madridit.
Kovaçiç kaloi me sukses vizitat mjekësore te skuadra londineze, ndërsa nesër pritet që të prezantohet para gazetarëve anglez.
Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë Çelzi nga Spanja transferoi edhe portierin e Atletik Bilbao-s, Kepa Arizabalaga.