Filipe Kutinjo sezonin e ri te Barcelona do ta nis me numër të ri në fanellë. Gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, ish futbollisti i Liverpullit luante me №14, ndërsa tashmë ka marrë vendim që të paraqitet me №7, duke pasuar Arda Turan, i cili po luan në formë huazimi te skuadra e Istanbul Bashakshehir.
Braziliani renditet në mesin e figurave të rëndësishme në historinë e Barcelonës, që kanë luajtur me №7 në “Kamp Nou”, përfshirë këtu Karles Reksaç, Luish Figo, Henrik Larson, Ejdur Gudjonsen, David Vilja dhe Pedro Rodirgez.
Barcelona have handed Brazilian playmaker Phillipe Coutinho the number 7 shirt ahead of the new season. pic.twitter.com/CxUmKlNXlD
— Get Worldwide Football News (@GWWFN) August 9, 2018
Te Liverpulli Kutinjo luante me №10, numër këtë të cilin e mbante edhe te Vasko De Gama, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale kishte mbajtur edhe №23 te Espanjolli, №29 te Interi, teksa te Kombëtarja e Brazilit, №11.
Kutinjo me Barcelonën numëron gjithsej 22 ndeshje, ku ka realizuar edhe 10 gola.