Skuadra e Evertonit vetëm disa minuta para mbylljes së merkatos në Angli, ka arritur që në “Gudison Park” të sjellë dyshen e Barcelonës, Jeri Mina dhe Andre Gomesh.
Reprezentuesi kolumbian, i cili në Botërorin e fundit në Rusi realizoi 3 gola, te Evertoni transferohet për një shumë prej 30,25 milion euro, plus 1.5 milion euro të tjera që do jepen në formë bonusesh.
❗ [LATEST NEWS] Agreement with @Everton for the transfer of Yerry Minahttps://t.co/YMyWm4thOR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 9, 2018
Nga tabori i Barcelonës njoftuan se kanë ruajtur të drejtat për blerjen e sërishme futbollistit kolumbian, mirëpo nuk precizuan edhe shumën të cilën janë marrë vesh. Ndërkohë sa i përket mesfushorit portugez, Andre Gomesh, ai te “karamelat” do të luaj në formë huazimi, ndërsa Barcelona do të përfitojë 2.25 milion euro.
Që të dy te Barcelona kishin statusin e rezervistëve.
Rikujtojmë dy javë më parë Evertoni nga rradhët e Barcelonës arriti që të transferojë edhe mbrojtësin e krahut të majtë, Lukas Dinje, për shërbimet e të cilit skuadra angleze kishte paguar 21 milion euro.
❗ [LATEST NEWS] Agreement with @Everton for the loan of @aftgomes https://t.co/mMgvCLX6Ig
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 9, 2018