Uest Hami është shumë afër transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Lukas Peres, njofton “Sky Sports”, përcjellë “infOSport.mk”. Spanjolli sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi te skuadra e Deportivo Lakorunës, për të cilën skuadër të 35 ndeshje realizoi 8 gola.
Ai është në pronësi të “topçinjëve” që nga viti 2016-të, kur ishte blerë për shumën e 17 milion sterlinave, mirëpo konkurrenca e madhe te Arsenali, bëri që ai mos të mund të zë një vend në formacionin e parë.
Nëse Uest Ham arrinë të transferojë spanjollin Peres, ky i fundit do të jetë përforcimi i 9-të për ta, duke u afruar tek shuma e 100 milion sterlinave për transferimet e bëra deri më tash.
Sky sources: West Ham interested in signing Arsenal forward Lucas Perez. #SSN pic.twitter.com/go1VXaAzPt
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 6, 2018