Legjenda e Milanit, Paolo Maldini është rikthyer aty ku edhe e ka vendin. Ai është emëruar si drejtor i ri strategjik i zonës sportive dhe sipas deklaratës për shtyp të klubit nga “San Siro”, rikthimi i tij te Milani do të kthejë madhështinë e dikurshme klubit “kuqezi” nga Milano.
Ish-kapiteni legjendar ka kaluar një periudhë fantastike me Milanin, me të cilën skuadër ka fituar plotë 26 tituj, 5 prej të cilëve në Ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve.
Ai me skuadrën “kuqezi” është shpallur plotë 7 herë kampion i Italisë, një herë kishte fituar Kupën, plotë 5 herë Superkupën e Italisë, 5 Superkupa të Europës, një Kupë Interkontinentale, ndërsa në dy raste kishte ngritur lartë trofeun e Kupës së Fituesve të Kupave.