Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, ku në mesin e skuadrave të shortuara ishte edhe Shkëndija e Tetovës, njofton “infOSport.mk”. Fati deshi që “kuqezinjtë” nga Tetova, gjithnjë nëse arrijnë të eliminojnë Salzburgun në raundin e tretë, në “play-off” të presin fituesin nga përballja midis Crvena Zvezdës së Beogradit dhe Spartak Trnavës nga Sllovakia.
Dinamo Zagrebi i Arijan Ademit dhe Amir Rahmanit nëse do të eliminonte Astanan, do të përballej me Jang Bojsin zviceran, teksa Fenerbahçe e Elif Elmas, gjithnjë nëse do të kalonte fillimisht Benfikën, do të përballej me fituesin nga ndeshja midis grekëve të PAOK-ut dhe Spartak Moskës.
Më poshtë mund të shihni edhe çiftet tjera që mund të përballen në ndeshjet e “play-off” të Ligës më prestigjioze europiane.