Bunjamin Shabani ditë më parë u transferua te skuadra e Shirak në kampionatin e Armenisë, mirëpo fanella me emrin e tij ishte prezente sot në ndeshjen miqësore të skuadrës nga Çairi ndaj Ferronikelit, njofton “infOSport.mk”.
Realisht kjo nuk ka të bëjë me Bunjamin Shabanin, pasi ai veçmë ka debutuar në kampionatin e Armenisë me skuadrën e tij të re, teksa fanellën e tij e mbante veshur Abdulkadir Zango, një nga 7 futbollistët e huaj që ndodhet në prova te skuadra “bardhekaltër”, e cila sot mundi skuadrën kosovare me rezultatin minimal 1:0.
Abulkadir Zango luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa te FC Shkupi erdhi nga skuadra e Niger Tornadoes nga Nigeria.
Rikujtojmë përveç tij në prova te skuadra “bardhekaltër” janë edhe sulmuesi i krahut të djathtë, Mousa Marrone që vjen nga skuadra e Casa Sport nga Senegali, mesfushori Ebere Ogadi Ezeora që vjen nga skuadra e Oyah Sports FC nga Nigeria, mbrojtësi Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi që gjithashtu vjen nga skuadra e nigeriane e Oyah Sports FC, Oluëasegun Oluwatobi Olalere, i cili luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen nga Clique Sports Academy nga Nigeria, mesfushori Armel Bradji Dakouri që vjen nga skuadra e AFAD Djékanou nga Ishujt Faroe, si dhe mesfushori senegalez, Faustin Senghor, që vjen nga skuadra e njëjtë me atë të Moussa Marone, Casa Sport.