Shkëndija të mërkurën në Austri do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve përballë Salzburgut. Në rast se tetovarët arrijnë të kalojnë këtë kundërshtarë, atëherë do të luanin në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, ku tashmë dihen kundërshtarët e mundshëm, mirëpo edhe në rast disfateje, Shkëndija do të vazhdonte garat, duke luajtur në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa.
Gëzon fakti se edhe në këtë kompeticion, Shkëndija do të bënte pjesë në grupin e skuadrave bartëse, ashtu që për kundërshtarë do të mund të kishte ndonjë skuadër më të lehtë.
Kësisoj shorti për ndeshjet e Liga Europa që do të hidhet me fillim në ora 13:30, si kundërshtarë mund ti sjellë fituesit nga përballjet, Legia Varshavë (Poloni) – Dudelanzh (Luksemburg), Alashkert (Armeni) – Kluzh (Rumani), Olimpija Ljublana (Slloveni) – Helsinki (Finlandë), Kork Siti (Irlandë) – Rozenborg (Norvegji), Hapoel Ber Sheva (Izrael) – APOEL (Qipro).