Mbrojtësi i Barcelonës, Jeri Mina karrierën e tij do ta vazhdojë në Angli, mirëpo jo te Mançester Junajtedi, pasi informacionet e fundit flasin se kolumbiani do të përfundojë te Evertoni. Një gjë të tillë pohon “Sport.es”, që është shumë e afërt me Barcelonën, ndërsa sipas këtij burimi skuadra nga Liverpulli për shërbimet e Mina-s, do të paguajë plotë 32 milion euro.
Të dy klubet thuhet se kanë arritur marrëveshjen, dhe se kanë mbetur për tu precizuar vetëm edhe disa detaje të vogla.
#FCB 🔵🔴 | #ExclusivaSPORT 💥
¡Yerry Mina, al Everton! https://t.co/myHTgSYHo7 pic.twitter.com/23t54tfkIX— Diario SPORT (@sport) August 5, 2018
Mina me Evertonin do të nënshkruante një kontratë 5-vjeçare. Ai shihej si përforcim i sigurtë te Mançester Junajtedi i Hoze Murinjos, mirëpo si duket drejtuesit e Evertonit kanë shfrytëzuar raportet e mira që kanë me homologët e tyre të Barcelonës, duke arritur shumë shpejtë edhe marrëveshjen e duhur.
Jeri Mina kështu bëhet futbollisti i dytë nga rradhët e skuadrës “katalunase” që do ti bashkohet Evertonit gjatë kësaj merkatoje vere, pas Luka Dinje.
24-vjeçari Mina në këtë mënyrë nga rradhët e Barcelonës do të largohet vetëm pas 6 muajve qëndrim. Edhe përkundër faktit se shkëlqeu gjatë Botërorit të fundit në Rusi me kombëtaren e Kolumbisë, drejtuesit e Barcelonës megjithatë vendosën për të shitur këtë mbrojtës shtatëlartë, që pritet të marrë më shumë hapësira te “karamelat”.