Edhe një trofe tjetër për Akhisar, mundin Galatasarajin në Superkupë (VIDEO)

Akhisar Beledijespor ka fituar Superkupën e Turqisë, pas fitores përmes ruletit të penaltive ndaj kampionëve të Galatasarajit, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja e zhvilluar në Konja ishte shumë interesante, ndërsa skuadra e Safet Sushiç mund të zgjidhte çështjen e fituesit që në kohën e rregullt, mirëpo futbollistët e tij humbën disa raste ideale, duke bërë që ndeshja të shkoj në vazhdime, e më pas edhe të ekzekutohen penalti.

Ndryshe ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1. Akhisar realizoi gol që në minutën e 5-të përmes ukrainasit Jevhen Seleznov, teksa barazimin Galatasarajit i’a solli rezervisti Eren Derdijok në minutën e 79-të.

Para golit të barazimit, Aakhisar përmes Sseleznov dhe Elvis Manu lëshoi dy raste të qindtpërqindta, mirëpo duke mos arritur që të shënojnë, ashtu që ndeshja iu drejtua vazhdimeve, dy herë nga 15 minuta.

Në këto 30 minuta lojë, rezultati mbeti i pandryshuar, ashtu që fituesi i kësaj Superkupe u vendos vetëm përmes ruletit të penaltive, aty ku të pagabueshëm ishin futbollistët e Akhisar, teksa te Galatasaraji jo i saktë doli të jetë golashënuesi i tyre më i mirë sezonin e kaluar, Bafetimbi Gomis.

Për Akhisar Beledijespor është ky trofeu i dytë në historikun e tyre, pasi muaj më parë kishin fituar Kupën e Turqisë, duke mundur në finale e madhe Fenerbahçen me rezultatin 3:2.

 

Leave a Reply